Kurti: Të padrejta masat e BE-së karshi Kosovës
Janë 45 persona që autoritetet në Kosovë i kanë identifikuar që po destabilizojnë veriun e Kosovës e që janë pjesë e dy grupeve të shpallura nga qeveria si terrorise Brigada e Veriut dhe Mbrojtja Civile.
Por sipas kryeministrit Albin Kurti ky numër mund të jetë edhe më i lartë.
Ai sërish bëri thirrje që të tillët të largohen nga Kosova e të jetojnë në Serbi apo në të kundërtën do të arrestohen.
“Deri më sot janë identifikuar 45 persona që kanë marrë pjesë në sulem dhune ndaj ushtarëve të KFOR-it policisë e gazetarëve, por edhe që kanë përdorur armë, ju e patë çfarë armatimi u konfiskua me 23 qershor. Qytetarë serb janë më të frikësuarit prej këtyre kriminalëve, që na dërgojnë informacion çdo herë kur vepron ligji. Kemi pa numër fakte e dëshmi se bëhet fjalë për organizata terroriste, nëse nuk do t’i shpallnim do të bënim shkelje dhe dëm”, tha Kurti.
Duke i quajtur të padrejta masat e BE-së karshi Kosovës Kurti tha se Kosova i ka të ngujuara miliona kredi dhe grante.
“Teksa mërzitemi për masat e ardhshme të përkohshme, ne kemi një ngujim aktual të cilin do të mund ta largojmë bashkërisht në Kuvendin e Kosovës”, tha Kurti.
Tha se edhe vet është i interesuar për shtensionim.
“Me BE jam në kontakt ë përditshëm dje kam biseduar me Borrellin edhe me ndërmjetësin Lajçak jam interesuar edhe për deskalim edhe për normalizim që nënkupton sundim të ligjit”, deklaroi Kurti.
Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar takime mbipartiake me opinionistë e gazetarë, organizata të shoqërisë civile, profesorë e ish-diplomatë për sic ka thënë rrugën e re të Rëepublikës përballë politikave përplasëse të qeverisë.
Për situatën në veri Partia Demokratike mbledh Këshillin Drejtues.
Në orët e para pas mesnatës sërish ka pasur një shpërthim në veriun e Mitrovciës e që sipas policisë dyshohet të jetë shok-bombë.
Lista Serbe reagoi duke thënë se ky sulm është bërë qëllimshëm për të arsyetuar praninë e shtuar të forcave speciale të armatosura./KlanMacedonia
Raporti. Blerta Dalloshi Berisha