SHPËRTHIM AFËR STACIONIT POLICOR NË ZVEÇAN
Vizita e Ministrit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi në komunën e Leposaviqit ku për tre javë po qëndron I ngujuar kryetari I kësaj komune Lulëzim Hetemi ka irrituar protestuesit serb.
Ata kanë tentuar që të hyjnë në objektin e komunës duke kaluar madje kordonin e ushtarëve hungarez por që janë ndaluar nga pjesëtarët e tjerë të KFOR-it që ndodheshin në hyrje të ndërtesës.
Ndërkohë në dy komunat e tjera Zvecan e Zubin Potok protestat janë më të qeta.
Ne Mitrovicen e Veriut jane mbajtur protesta ne perkrahje te Milun Milenkovicit, I arrestuar dite me pare nga policia e kosoves.
Gjatë natës kanë ndodhur edhe shpërthime, afër stacionit policor në Zvecan e tjetri në stacionin policer të Mitrovicës së Veriut.
Sipas Policisë së dyshohet për hedhje të dy shok-bombave Brenda rrethojave të stacionit poliucor në Zvecan dhe dy të tjerave brenda rrethojave të objektit të policisë në veri të Mitrovicës.
Nga këto shpërthime nuk ka të lënduar por është dëmtuar një veturë e Policisë.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha