Kosovë: Pezullohet greva, mësimi nis të hënën

Greva në arsim e cila e cila për gati pesë javë, la mbi 300.000 nxënës jashtë bankave shkollore, është pezulluar sot deri më janar të 2023, bënë të ditur përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se po e respektojnë vendimin e shumicës së mësimdhënësve që votuan pro pezullimit të grevës dhe nisjes së mësimit të hënën.

“Uroj që qeveria të nxjerrë mësime nga kjo grevë dhe të ketë qasje tjetër për sindikatat dhe dialogun dhe të mos kritikojë situata të tilla siç ishte kjo. Pas votimit nga mësimdhënësit si Këshill Grevist i BSPK-së dhe SBAShK-ut, ne jemi të obliguar të veprojmë sipas vullnetit të shumicës”.

Greva në arsim dhe në administratën publike në nivelin lokal dhe qendror, nisi më 25 gusht.

Deri te pezullimi i grevës u tha se erdh pas votimit të anëtarësive të sindikalistëve. Në sindikatën e arsimit, 54.88 për qind e anëtarësisë ka votuar për pezullimin e grevës deri në janar./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share