Kosovë: Osmani – të hiqen masat ndaj Kosovës!

FON DER LAYEN: TË THEMELOHET ASOCIACIONI

Presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar presidentes së  Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen heqjen e masave ndaj Kosovës, e kjo e fundit i kërkoi Osmanit themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Presidentja e  Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen i ka bërë thirrje Kosovës që të nis procedurat për  themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe ndërsa Serbisë njohjen defakto të Kosovës.

Këtë porosi Von Der leyen e dha bëri pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

”Ne kemi një plan të ri të investimeve dhe ky plan është duke funksionuar shumë mirë. Nëse funksionon që shtetet anëtare të BE-së do të funksionojë edhe te vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky plan ka mundësinë që brenda një dekade të dyfishojë të ardhurat tuaja. Të gjitha këto suksese arrihen vetëm nëse Kosova dhe Serbia normalizojnë marrëdhëniet e tyre. Kosova duhet të pranojë draftin për Asociacionin, kurse Serbia duhet të pranojë një njohje de facto dhe dialogu i BE-së është i angazhuar në bisedime. Kjo është mënyra e vetme për të shkuar para” – tha Ursula Fon Der Layen.

Të dyja palët duhet ti ndërmarrin hapat e duhur për avancim të mëtejmë . është me rëndësi që të mos kemi eskalim por edhe të ecim drejt BE-së.

Presidentja Vjosa Osmani tha se në takimin e fundit në Bruksel Kosova ka ofruar nënshkrimin e marrëveshjeve ku përfshihet edhe draftstatuti. Ka thënë se vlerësimet për të do ti jap edhe me shkrim  duke mos dhënë vlerësime nëse ky draftstatut është në harmoni apo jo me Kushtetuese.

Von der Leyen po qëndron në Kosovë në kuadër të një turi Ballkanik.Ka takuar edhe kryeministrin Albin Kurti për të përfunduar ditën me vizitën e saj në Beograd e presidentja Osmani i ka bërë thirrje serbisë që sulmuesit ti ekstradojë në Kosovë.

Ajo gjithashtu do të qëndrojë për vizitë në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share