Kosovë: Nivele rekorde të çmimit të naftës

AAK: PËR PESË MUAJ TË HIQET AKCIZA PËR NAFTËN

Çmimi i naftës ka arritur vlerë rekorde të mërkurën në Kosovë. Një litër naftë po kushton 1.82 euro.

Kjo ka irrituar qytetarët e Kosovës.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës pati thënë se rritja e çmimeve po reflektohet në tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë qytetarët thonë se operatorët që nuk po i ulin çmimet kur nafta po shënon rënie në bursë.

Nga rritja e cmimeve po përfitojnë taksistët, ata thonë se me tu rritur cmimet e naftës atëherë qytetarët po i lënë makinat në shtëpitë e tyre dhe po përdorin më shumë taksitë.

AAK-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës heqjen për një periudhë pesë mujore të akcizës për naftën.

PAL LEKAJ- DEPUTET I AAK-së

Rritja e çmimit të naftës nisi që nga pushtimi rus i Ukrainës, pas të cilit zhvillim Perëndimi ndërmori sanksioneve ndaj Rusisë, një prej furnizuesve më të mëdhenj të Evropës me naftë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share