KURTI: TË REAGOJË KFOR-i, NËSE JO I HEQIN INSTITUCIONET E KOSOVËS
Mëngjesi i së martës e ka gjetur Kosovën edhe me dy barrikada të reja duke e rritur në 13 numrin e barrikadave në very të Kosovës. Barrikada në veri të Mitrovicës është e para e vendosur në qytet.
Barrikada tjetër është vendosur në urën që e lidh veriun e Mitrovicës me rrugën magjistrale që të shpie për në pikën kufitare në Jarinje.
Në mëngjesin e së martës gjykatësit shqiptarë e kanë pasur të pamundur të fillojnë punën objektin e gjykatës Themelore në Veri të Mitrovicës. Ata janë detyruar që cështje urgjente ti trajtojnë në objektin e Mitrovicës së Jugut.
Vetëm një ditë më herët KFOR I dhe EULEX I u pajtuan me qeverinë e Kosovës se barrikadat duhet të hiqen e të garantohet liria e lëvizjes për të gjithë qytetarët edhe në këtë pjesë të Kosocës.
Kryeministri Kurti ka thënë se është duke pritur reagimin e KFOR it për ti hequr barrikadat, nëse kjo nuk ndodh atëherë ai ka thënë se këtë do ta bëjnë institucionet e Kosovës.
Serbët local prej 18 ditësh kanë vendosur barrikada në very në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish policit serb të Kosovës dejan Pantiq, I dyshuar për oranizimin e sulmit ndaj zyrtarëve të KQZ së në veri.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha