Kosovë: Në pikëpyetje zgjedhjet në Veri?!

VUÇIQI NË RASHKË TAKON LISTËN SERBE

Ndonëse kanë mbetur edhe 10 ditë ende është në pikërpyetje nëse do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Ish kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar që këto zgjedhje të shtyhen.

Sipas tij kjo temë duhet të trajtohet me seriozitet nga institucionet e vendit. Sipas tij mostrajtimi i kësaj gjendjeje me seriozitet mund të shkaktojë pasoja të mëdha për vendin.

‘Nuk mendoj që do të fitojë shteti nëse heshtim nga gjendja në veriun e Kosovës. Procesi për të mbajtur zgjedhje tash në veri nuk është i qëndrueshëm. Pse jemi në këtë gjendje, e dimë agjendën e Serbisë dhe të Listës Serbe. Por a e dimë ne dhe Qeveria rrugën deri te suksesi. Me sa shoh unë, me informatat që kam gjendja e sotme nuk na dërgon te suksesi, procesi zgjedhor nuk na qon te suksesi” – tha Ramush Haradinaj.

Presidenti I Serbisë Aleksander Vuciq në takimin që zhvilloi me përfaqësuesit e Listës Serbe në Rashkë tha se kishte insistuar në formimin e Asociacionit, porse është vendosur të mbahen zgjedhjet në veri pa e plotësuar këtë kusht.

Vuçiqi u ka bërë thirrje përfaqësuesve të serbëve të Kosovës të “qëndrojnë të bashkuar”

”Unë e di se keni marrë vendim që të mos merrni pjesë në zgjedhje dhe ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve në Kosovë e Metohi që të jenë të bashkuar dhe që kur të merret një vendim të respektohet. Kurti do të jetë kryetar i juaji në Mitrovicë të Veriut. Marrëveshja e vitit 2015 shkruan se Republika e Serbisë ka të drejtë ta financojë AKS-në. E dini se çfarë do të thotë për popullin tonë?” – deklaroi Vuçiq.

Ministrja e Drejtësisë një ditë më parë ka thënë se varësisht nga rekomandimet e KQZ-së dhe organeve të sigurisë do të vendos qeveria për zgjedhjet në veri.

Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore është paraparë të mbahen më 23 prill.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share