Kosovë: Mbyllet banka Komerciale serbe

EURO, VALUTA E VETME

Ka nisur zbatimi i rregullores së Bankës Qendore të Kosovës që valuta e vetme në Kosovë të jetë euro bashkë me një periudhë kalimtare që nënkupton informim dhe edukim të qytetarëve në enklavat serbe të cilat kanë përdorur dinarin serb.

Ndonëse një ditë më parë zv.kryeministri Besnik Bislimi në një konferencë për media nuk përmendi afatin kohor se sa do të zgjasë kjo periudhë kalimtare Bashkimi Evropian regoi të enjten duke kërkuar që kjo periudhë të jetë më e gjatë.

Sipas bllokut, rrezikohet të ndërlikohet jeta e qytetarëve të komuniteteve, veçanërisht atyre serb për shkak të “moskonsultave paraprake”. Ka kërkuar që kjo çështje të adresohet në dialog.

Pensionistët thonë të jenë më të atakuarit pasi pensioin e kanë pranuar në dinar ndërsa edhe në markete e shërbime të tjera kanë funksionuar me dinarë.

Ne kemi pranuar pensionin në dinar, tash po thonë që nuk do të pranohet dinari. Është pak e vështirë për serbët. Deri tash kemi funksionuar me dinarë.

E Banka Komerciale serbe ku i kanë pranuar ata pensionet ishte e mbyllur. Mësohet se të gjithë ata që kanë kryer shërbime në këtë bankë janë njoftuar para rreth një muaji për mbylljen e saj.

Madje ka reaguar deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami duke thënë se qeveria po përfiton nga ky rast pasi mbyllja e bankës ska të bëjë me veprimet e qeverisë por filialet e saj i ka blerë një bankë sllovene.

E sa i përket reagimeve të BE-së për rrezikimin e hyrjes së donacioneve serbe në Kosovë zv.kryeministri Bislimi tha një ditë më parë i ka mbetur Bankës Qendore të Kosovës dhe asaj të Serbisë të gjejnë modalitete për të zgjidhur këtë cështje.

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share