Kosovë: Kuvendi diskuton për dialogun Prishtinë – Beograd

Opozita: Kurti duhet të jetë transparent në këtë proces

Ndonëse kryeministri Albin Kurti vazhdimisht ka thënë se planin e BE-së e pranon si një bazë të mirë për diskutime ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka pranuar se nuk hapësirë për të rishqyrtuar këtë plan.

ALBIN KURTI- KRYEMINISTËR I KOSOVËS
Propozimi për herë të parë parashihte njohjen de-facto të palëve. Propozimi përmbante që një marrëveshje finale me njohje dejure që do të arrihej në një të ardhme të afërt.

Ka thënë se Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe e pranon vetëm nëse pranohen kushtet e tij.

Por opozita e ka quajtur arrogante dhe jotransparente qeverinë Kurti.

“Përballë Serbisë, jemi bashkë. Por, ja që u desh që ne si opozitë ta ftojmë qeverinë në këtë debat, për shkak se teknikisht po shohim që ka pasur lëvizje në dialog, megjithatë, edhe ne, ashtu si edhe qytetarët, jemi të painformuar rreth këtyre lëvizjeve dhe veçmas pasojave që ato mund të prodhojnë për shtetin dhe shoqërinë tonë”, thotë Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.

Haradinaj thotë se kjo duhet të jetë marrëveshja finale me Serbinë.

“Kjo është finalja, nuk do të ketë më marrëveshje me Serbinë. Që të thuhet se ka edhe një marrëveshje jeni gabim. Unë besoj që kjo marrëveshje është ndarja finale me Serbinë. Vërtet quhet plan franko-gjerman por ai është plan Amerikan. Ne duhet ta kemi guxim dhe ta shpallim mbylljen e dialogut”, deklaroi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar që gabimet e mëhershme në dialog, të mos i faturohen qeverisë aktuale.

Plani i BE-së për dialogun është marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve Kosovë Serbinë dhe jo marrëveshje finale.

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share