Kosovë: Konvoji i EULEX-it niset për Ukrainë

AUTOMJETET DO T’I DHUROHEN POLICISË SHTETËRORE KUFITARE TË UKRAINËS

Këto 10 automjete të misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë,  EULEX, i dhurohen  Ukrainës.

Automjetet  janë të ngarkuara me gjëra ushqimore dhe jo-ushqimore, përfshirë rroba, thasë gjumi, produkte për higjienën personale dhe materiale mjekësore, të cilat do t’i shpërndahen qytetarëve të Ukrainës.

Ato  janë mbledhur e paguar nga stafi ndërkombëtar e lokal që punojnë në EULEX Kosova

LARS-GUNNAR WIEGEMARK – SHEF I EULEX-it NË KOSOVË
Unë jam krenar për stafin dhe iniciativën e tyre për të bërë një praktikë solidariteti me Ukrainën.. Ky donacion është vetëm një pjesë e jona  për vëllezërit e motrat në Ukrainë.Normalisht që kosovarët e kuptojnë mjaft mirë se çka është të bëhesh refugjat dhe të ballafaqohesh me agresionin.

DONIKA GËRVALLA- MINISTRE E JASHTME E KOSOVËS
Dua ta falënderoj EULEX-in për këtë iniciativë kreative dhe të dobishme. Kosova nga dita e parë e luftës së pajustifikueshme të Rusisë, ka treguar se ku qëndron. Ndihmat humanitare, sanksionet dhe të gjitha masat tjetra politike e sociale janë një arsye që tregojnë se Kosova e kupton mirë se ku po kalojnë ukrainasit

TOMÁŠ SZUNYOG – SHEF I ZYRËS SË BE-së NË KOSOVË
Jam krenar që Kosova është rreshtuar në mënyrë të qartë krah BE-së. Kjo është porosi e fuqishme, ky lloj deklarimi tregon qartë, siç e tha shefi i misionit të EULEX-it, se Kosova e ka vendin në mesin e vendeve të BE-së

Përfaqësuesi kombëtar i kontingjentit të Ukrainës në KFOR, e falënderoi EULEX-in për ndërmarrjen e kësaj iniciative.

IVAN NASTENKO -PËRFAQËSUESI  I KONTINGJENTIT TË UKRAINËS NË KFOR
Në njërën anë ndihme i turpëruar pasi shokët e mi gjenden duke e sakrifikuar jetën për Ukrainën, në anën tjetër jam krenar që shërbej pranë kolegëve ndërkombëtarë që janë të gatshëm gjithmonë të ndajnë barrën dhe të dërgojnë sinjal të qartë të gjithë botës që Ukraina s’është e vetme në këtë luftë… Në emër të popullit të Ukrainës, e falënderoj BE-në për donacionet

Automjetet bashkë me ndihma do ti dorëzohen fillimisht Misionit Këshillues të Bashkimit Evropian në Ukrainë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share