DISKUTOHET ROLI I DIASPORËS NË RAJON
Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është konsideruar krucial për ndaljen e emigrimit.
Në Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana” të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ministry i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani ka theksuar se duhet gjetur mënyra të tjera që çojnë drejt integrimit evropian, meqë arritja në BE nuk duket e shpejtë.
“E vetmja mënyrë që t’i mbajmë njerëzit është që t’i bashkangjitemi BE-së. Shtetet kandidate siç është Maqedonia e Veriut i pranojnë 160 euro fonde për kokë banori ndërsa Bullgaria i merr 4700 euro për kokë banori. Pasi BE-ja nuk do të ndodhë aq shpejtë, e kemi promovuar këtë idenë e integrimit para anëtarësimit. Mësimet e nxëna prej mandatit tim, së pari na nevojitet korniza ligjore për diasporën. E dyta, për momentin jemi anëtar i NATO-s që po negociojmë me BE dhe diaspora është e gjashta ose e shtata në agjendën time, kjo nuk është e mirë”, tha Bujar Osmani.
Për më tepër në këtë Forum u diskutua për investimet e huaja dhe rolin e diasporës në rajon.
“Përveç parave që diaspora sjellë ne kemi nevojë për përvojën e tyre nga diplomacitë e zhvilluara dhe vullnetin e tyre për të parë Kosovën të arrijë në nivel te shteteve që ata jetojnë. Na nevojitet edhe angazhimi politik i diasporës dhe mu për këtë është këshilluar mirë që t’i hapë diasporës të drejtën e votës sepse kjo e bënë skenën politike në Kosovë më demokratike, më evropiane”, tha Donika Gërvalla.
Zv.ministrja për Evropë dhe punë të Jashtme e Shqipërisë Artemis Malo, informoi për projekte e reja sa i përket diasporës.
Një gjë me rëndësi është një grup ndërministror i brendshëm ka filluar me një iniciativë që do të ftoj dhe motivojë profesionistë nga e gjithë bota nga diaspora shqiptare dhe tani kemi një zyrtar për diasporë në konsullatat tona. Njerëzit që janë në ambasada dhe konsullata janë përgjegjës për zgjerimin e rrjetit dhe bashkëpunimin me komunitetin”, tha Artemis Malo.
U vlerësua e rëndësishme që të ofrohet ekonomi e qëndrueshme që talentet të mos migrojnë dhe të japin kontributin në vendin e tyre.