Kosovë: Fjalimi vjetor i presidentes Osmani – në fokus sulmi në Banjskë

“SERBIA DËSHMOI SE NUK DËSHIRON NORMALIZIM TË RAPORTEVE”

Sulmin në Banjskë i udhëhequr nga Milan Radoiçiqi ka dominuar fjalimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Vitin 2023 ajo e ka quajtur si jo të lehtë ndërsa ka thënë se Kosova do t’i mbrojë kufijtë çdo herë.

“Ishte një vit i ballafaqimit me vështirësi. Në veçanti në fushën e sigurisë meqë në shtator Kosova u përball me situatën më të rrezikshme që pas luftës. Një grup i mbështetur nga Serbia kreu akt agresioni që të shkaktohet destabilizim. Kosova u përball me një agresor, të dukshëm në ambicie me qëllimin cenimin e themelit të shtetit tonë… Ata vranë një, por mobilizuan shumë djem e vajza nga radhët e Policisë, të cilët po atë ditë dhanë mesazh të qartë: Kosova nuk zmbrapset, Kosova nuk thyhet dhe Kosova do t`i mbrojë kufijtë e saj në çdo cep dhe me çdo kusht”, tha Vjosa Osmani.

Ka ftuar gjithë spektrin politik që të veprojnë bashkë në situata të tilla.

Ndërsa duke folur për dialogun Kosovë Serbi ajo hedhi kritika ndaj bashkëssisë ndërkombëtare për casje të pabarabartë.

“Mungesa e qasjes së barabartë në dialog i ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh këtij procesi. Kosova përballet me masa joproporcionale ende. Duke mos vënë masa ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë dhe sulmit ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë e gazetarëve, ky shtet vetëm po inkurajohet që të përdorë dhunë”, tha Osmani.

Osmani ka bërë thirrje që për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të gjithë, pa dallime partiake, të bashkohen për ta formuar në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, e jo të jetë me kompetenca ekzekutive.

Duke folur për raportet me Shqipërinë ajo tha se Kosova duhet të qëndrojë krah Shqipërisë gjithmonë pavarësisht dallimeve që mund të kenë.

Ajo ka thënë se Shqipëria është zë për Kosovën aty ku nuk ka përfaqësim.

“Me qëllim të shtyrje përpara të prioriteteve tona, është e rëndësishme që shqiptarët në rajon ta unifikojnë politikën e jashtme në të gjithë organizmat ndërkombëtarë. Shqipëria është zëri ynë aty ku nuk kemi përfaqësim, ndaj pavarësisht dallimeve që kemi pasur në disa çështje, duhet të vazhdojmë të koordinohemi dhe ta konsiderojmë shtetin shqiptar jo vetëm si shtet simotër por edhe aleat strategjik të fuqishëm në përballje me sfidat që i kemi”, tha Osmani.

Ndërsa për shqiptarët e luginës tha se po përballen me diskriminim mbi baza etnike.

Duke u ndalur te rasti më I fundit atij të vrasjes së Liridona Ademajt presidentja tha se ky vit po përmbyllet në mënyrë të dhunshme ku padrejtësisht humbën shumë jetë grash.

Fjalimi i presidentes është bojkotuar nga deputetët e PDK_së dhe AAK-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share