Kosovë: Dialogu – Kurti takon Lajçakun

LAJÇAKU SHOQËROHEJ NGA DIPLOMATË NGA GJERMANIA E FRANCA

Më shumë se dy orë ka zgjatur takimi i  emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me kryeministrin Albin Kurti.

Lajcak i cili ishte i shoqëruar edhe nga këshilltarët e Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron pas takimit tha se me Kurtin kanë diskutuar se si ta çojnë dialogun përpara duke mos dhënë detaje të tjera.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Miroslav Lajcak – I dërguar i BE-së për dialogun

“Diskutuam për dialogun dhe rreth asaj se si ta çojmë procesin përpara. Ishte një diskutim i rëndësishëm dhe besoj se mund ta kuptoni se nuk mund t’i bëjmë të ditura detajet .

Lajcak pas Prishtinës menjëherë është nisur për në Beograd. Lajcak në Kosovë ishte edhe para dy javësh i shoqëruar nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar.

Vizita e Lajcakut vie në kohën kur në nëntor pritet të nisë zbatimi i vendimit të qeverisë për të mos lejuar qytetarët serb të Kosovës të qarkullojnë me targa serbe e për të cilën BE ka kërkuar ti jepet kohë e mjaftueshme serbëve për të zëvendësuar këto targa duke mos specifikuar saktësisht afatin kohor si dhe në kohën kur po i bëhet kërkesë e vazhdueshme Kosovës që të dalë me një propozim të ri për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe apo të zbatojë atë që është nënshkruar në Bruksel.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share