Kosovë: Deri në fund të vitit aplikimi për statusin e vendit kandidat në BE

GËRVALLA: KOSOVA I PLOTËSON TË GJITHA PARAKUSHTET PËR KANDIDATURËN

Deri në fund të këtij viti Kosova po planifikon që të dorëzojë aplikimin për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se janë duke bërë të gjitha përgatitjet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ajo beson se Kosova i plotëson të gjitha parakushtet për një kandidaturë të tillë.

”Sa i përket aplikimit, është qartë që të gjitha shtetet e rajonit duke përfshirë edhe Bosnjë-Hercegovinën, kanë aplikuar ose e kane marrë statusin e kandidatit. Ne mendojmë që Kosova i plotëson kushtet. Çështja është kur është momenti e kur nuk është. Ne mendojmë që procesi nuk mund të ecë përpara pa e bërë hapin e parë. Çdo aplikim duhet të jetë i shoqëruar me shumë punë, me shumë përpjekje. Vetëm dorëzimi i aplikimit, nuk do të jetë i mjaftueshëm” – deklaroi Donika Gërvalla

Ajo gjithashtu pret që pas pushimeve verore çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të kalojë në asamblenë e këtij këshilli.

”Unë mendoj që jam në një rrugë shumë të mirë. Presim që rasti i Kosovës të mos zgjasë sa ka zgjatur për vendet e tjera të rajonit. Momentalisht presim që pas pushimeve verore që të kalohet procedura dhe të kalojë në asamble” – tha Donika Gërvalla.

Kosova ka aplikuar për anëtarësimin në Këshillin e Evropës në maj të këitj viti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share