Kosovë: Betohen nëntë deputetë të rinj të Listës Serbe

LISTA SERBE: MANDATET NË DUAR TË SIGURTA

Nëntë deputetë të rinj të Listës Serbe janë betuar në Kuvendin e Kosovës. Kjo pasi 10 deputetët e mëhershëm të Listës Serbe dhanë dorëheqje nga pozita e deputetit, javë më parë.

Kështu në radhë ishin nëntë deputetë të Listës Serbe dhe një deputet i një partie tjetër serbe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Lista Serbe” përmes një komunikate për media ka reaguar për zëvendësimin e mandateve në Kuvend.

“Veprimi strategjik ka parandaluar planin e Albin Kurtit dhe serbëve të përshtatshëm për të për të ndryshuar kushtetutën dhe ligjet që garantojnë të drejtat e serbëve në Kosovë”.

Në reagimin e tyre kanë përmendur edhe politikanen serbe Rada Trajkoviq duke thënë se ajo bashkë me kryeministrin Kurti kanë “planifikuar” të votojnë “ndryshime kushtetuese që do të çonin në eliminimin e komunave serbe, heqjen e pronës nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe dhe të drejtën për përfaqësim në institucione” thuhet në komunikatë.

Sipas tyre ky  vendim nuk ndalon në asnjë mënyrë procesin e largimit nga institucionet e Kosovës, si kundërpërgjigje për “shkeljen e marrëveshjes së Brukselit”.

Ka reaguar politikania serbe Rada Trajkoviq e cila vlerëson se me betimin e nëntë deputetëve të rinj të Listës Serbe, është pe nguar përfundimisht komuniteti serb në Kosovë që të ketë përfaqësues të vërtetë politikë.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share