“Më të vështira, lufta dhe gjenocidi”
Për herë të parë, Kosova po punon për shkrimin e historisë të ndarë në 4 vëllime. Pjesë e punës kolosale do të jenë edhe historianët e Shqipërisë. Vëllimi i parë që flet për prejhistorinë është thuajse gati, por puna është bërë më e vështirë për vëllimin që do t’i kushtohet gjenocidit.
Teuta Shala: Hulumtimet janë kryer. Është sifiduese sepse është puna aktuale dhe gjykata ndërkombëtare duhet shumë me pas kujdes në atë drejtim. Duhet pasur kujdes sepse mos keqinterpetohen faktet. Jo kontroll, por kujdes për të mos dëmtuar ato që janë pjesë e atij procesi dhe që kanë kontribuar shumë.
Ndërsa Kosova merr përsipër të prekë edhe historinë e pas viteve ’90, në Shqipërisë edhe pse më me shumë traditë në shkrimin e historisë askush nuk e ka kapërcyer këtë kufi.
Afrim Krasniqi: Në Shqipëri nuk shkruhet për vitet ’90 për shkak se edhe ata që janë në politikë janë të lidhur me atë periudhë. Kosova është më e përparuar në këtë drejtim. Shqipëria duhet të hapë plotësisht arkivat dhe të deklasifikojë periudhat studimore gjë që nuk e kanë bërë.
Drejtoresha e Institutit të Historisë në Kosovë shprehet se politika nuk i ka ndikuar as është përpjekur për të imponuar qartet e studiuesve dhe historianëve, por për Afrim Krasniqin qasja e politikës me historianët e këtushëm është e ndryshme.
Dy institucionet nënshkruan një marrveshje bashkëpunimi 4-vjeçare për studimet e ardhshme në fushën e historisë.
Tv Klan