Nga rangimi me tre shifra kaloi në atë dyshifror.
Të paktën gjatë shtatorit, Kosova, u rendit e 72-ta sa i përket shpejtësisë së internetit në telefona mobil në botë, nga pozita e 114-të ku ishte deri tashti.
Për njohësit e teknologjisë ky klasifikim mund të mos jetë edhe aq real, meqë shteti më i ri në Evropë tash e disa vjet ka kapacitet edhe më të madh, njofton Klan Kosova.
Megjithëkëtë, shpejtësia e internetit në vend është konstante vitin e fundit, pa ndonjë ulje apo ngritje të jashtëzakonshme.