Hyn në fuqi Rregullorja e BE-së që mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën

Ka hyrë sot në fuqi Rregullorja e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Zbatimi i rregullores së BE-së, e cila parasheh heqjen e vizave për kosovarët, ka filluar sot në të gjithë Zonën Schengen.

Me këtë rast, tani do të pritet vetëm 1 janari i vitit 2024, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas Demush Shashës, drejtor i Institutit EPIK, autoritetet kufitare të Bashkimit Evropian do të fillojnë nga sot përgatitjet e nevojshme për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë në Zonën Schengen nga 1 janari i vitit 2024.

“Nga sot fillon zbatimi i Rregullores së BE-së 2023/850. Me fjalë të tjera nga sot liberalizimi i vizave për Kosovën është ligj i aplikueshëm në të gjithë zonën Shengen”, ka thënë Shasha.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share