Kosova është mposhtur me rezultat 2 me 0 nga Greqia për ndeshjen e katërt në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Në ndeshjen që u zhvillua në Panthessaliko Stadium në Volos, Dardanët ishin në kërkim të pikëve të plota në mënyrë që ta barazonin liderin e grupit, por nuk ia arritën qëllimit.
Skuadra kosovare ka arkëtuar gjashtë pikë në katër sfidat e parë duke humbur vetëm nga Helenët, ndërsa ekipi nikoqir i ka fituar të gjitha katër takimet.