Kosova ka fituar me rezultat 3:2 ndaj Irlandës së Veriut, sonte, në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.Dy golat e Vedat Muriqit dhe një i Zymer Bytyqit ia siguruan “Dardanëve” tre pikë në “Fadil Vokrri”.Mysafirët arritën në këtë takim t’i realizojnë dy gola me Shayne Lavery dhe Daniel Ballard.
Ekipi i udhëhequr nga trajneri Alain Giresse në dy ndeshjet e kaluara në “Nations League” ka arritur që të marrë një fitore dhe një barazim.
Në ndeshjen e parë Kosova e ka mposhtur Qipron si mysafire me rezultat 0:2, ndërkaq kundër Greqisë ka humbur në shtëpi me rezultat minimal 0:1. Të dielën më 12 qershor, ekipi i Alain Giresse do të luajë si mysafire e Greqisë.Me fitoren e sontme, Kosova ka arritur t’i mbledhë gjashtë pikë duke u pozicionuar në vendin e dytë në grupin 2 të Ligës C.