PE MIRATON VENDIMIN PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE
Po I afrohet fundi procedurave për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës pasi edhe Parlamenti Evropian i dha dritën jeshile liberalizimit.
Vendimi është mirëpritur në Kosovë.
Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme
Më së largu nga janari i vitit 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm pa viza në vendet e BE-së.
Deri atëherë qytetarët e Kosovës duhet të paisen me viza.
Për të marrë një vizë shengen një qytetari mesatarisht i duhen shpenzuar 165 euro, pa asistencë të agjencive të ndryshme, 1-6 muaj pritje, një listë të gjatë dokumentesh dhe në fund pajisja me vizë, kryesisht afatshkurtër apo edhe refuzimi.
Në një raport që e pati publikuar Grupi i Ballkanit për regjimin e vizave për Kosovën thuhet se shërbimet konsullore të shteteve të BE-së në Prishtinë, ndërmjet viteve 2016 dhe 2021, kanë pranuar rreth 539,344 aplikime.
Nëse kostoja për çdo aplikim është rreth 165 euro, i bie që qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të udhëtuar në BE në 6 vitet e fundit.
Bazuar në përgjigjet e të anketuarve, nga ky hulumtim 60% anketuarve janë përgjigjur se kanë për qëllim të udhëtonin për turizëm, 29% për biznes dhe të tjerët për arsye të tjera.
Kosova është e fundit nga vendet e Ballkanit Perëndimor që ka marrë liberalizimin e vizave.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha