Kosova me shtatë garues synon medalje në Botërorin e xhudos

Ekipi elitar i xhudos nga Kosova do të paraqitet me shtatë garues në Kampionatin Botëror për senior që do të mbahet nga sot, deri më 13 maj në Doha të Katarit.

Në këtë garë, Kosovën do ta përfaqësojnë edhe dy xhudistet olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, raporton Klankosova.tv.

Ndërkohë sot, do të garojnë Krasniqi dhe Erza Muminoviq në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kampionati Botëror do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, 99 shtete, me 658 garues, 344 meshkuj e 314 femra.

Xhudistët kosovarë të cilët do të ndeshen atje janë:

1.Distria Krasniqi (-52 kg);

2.Erza Muminoviq (-52 kg);

3.Nora Gjakova (-57 kg);

4.Flaka Loxha (-57 kg);

5.Akil Gjakova (-73 kg);

6.Laura Fazliu (-63 kg);

7.Loriana Kuka (-78 kg).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share