Katër pikat për deeaskalimin e situatës në veri për të cilat është pajtuar pala kosovare me të dërguarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajcak sipas kryeministrit Albin Kurit krijojnë parakushte nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes së Ohrit.
Në mbledhjen e qeverisë ai sqaroi se Kosova ka pranuar të mbajë zgjedhje të parakohshme në veri pas stinës së verës ndërsa prezenca e policinë në objektet komunale do të bie 25%.
Bislimi ka arritur një dakordim me emrirasin Lajçak për këto pika. E para zvogëlimi nё masën e 25% tё prezencës policore nё dhe rreth ndërtesave komunale. E dyta Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerësojnë gjendjen e sigurisë. E treta Qeveria e Kosovës do të bëjë një deklaratë publike ku do të mbështes mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore. E katërta ka të bëjë me ftesë që BE do të bëjë për kryenegociatorët për finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrëveshjen drejt Normalizimit.
Kurti pret që Kosovës ti hiqen masat nga BE dhe palët të jenë të barabarta në tavolinën e bisedimeve.
Marrëveshje duhet të zbatohet në plotëni, zbatimi i marrëveshjeve nuk duhet që të kushtëzohet, duhet që të negociojnë në mënyrë të barabartë.
Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, pritet të mbahet javën e ardhshme në Bruksel.