Kosova luan sonte përballë Zvicrës

Xhaka: Shpresoj t’iu bëj të lumtur edhe pse me këtë fanellë

Kosova do të presë sot Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në takimin kualifikues të Euro 2024. Një sfidë e dardanëve me kryesuesit e grupit që nuk njohin ende humbje.

Te zviceranët ka disa lojtarë me prejardhje nga Kosova mes tyre kapiteni Granit Xhaka. Ai tha se shpreson t’i bëjë të lumtur tifozët edhe pse po mban një fanelë tjetër.

“Ju e dini që e ndjej veten si në shtëpi, sidomos familja ime. Shpresoj që edhe pse jam me fanelën tjetër t’iu bëj të lumtur”, u shpreh ai.

Gjatë konferencës pati edhe momente humori pas pyetjes së gazetari nëse Granit Xhaka do të firmoste për barazim.

Kosova ka vetëm 3 pikë në 4 ndeshjet e para dhe renditet e parafundit. Kjo ka bërë që të zbehen shpresat për kualifikim. Më parë Kosova dhe Zvicra kanë zhvilluar një miqësore në 29 Mars të vitit të kaluar në Zyrih që u mbyll në barazim 1 – 1.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share