Kosova ka barazuar ne rezultat 2:2 me Zvicrën, në takimin e xhiros së pestë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.
Vedat Muriqi është hero i barazimit në minutën e 90+4.
Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, sonte kanë pasur emocione të mëdha në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Dy lojtarët shqiptarë së bashku me kombëtares e Zvicrës, u përshëndetën ashtu si iu ka hija nga tifozët Dardanët.