Kosova ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Zvicrës.
Ishte Muhamet Hyseni ai i cili në minutën e 82-të arriti të shënojë për 1-1 pas një aksioni shumë mirë të organizuar nga Kosova.
Për Hysenin kjo ishte paraqitja e tij e parë zyrtare për përfaqësuesen e Kosovës dhe ky gol kishte rëndësi mjaft të madhe për të dhe mund të vërehej në gjestet e tij.