Kosova dhe Serbia “përplasen” në OKB

Debat për raportin 6-mujor të Këshillit të Sigurimit për Kosovën

Raportin për gjashtë muajt e fundit rreth zhvillimeve në Kosovë e ka paraqitur në Këshillin e Sigurimit në emër të Sekretarit te Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara António Guterres, shefja e Misionit të UMNI-kut Caroline Ziadeh.

Ajo kërkoi veprime kurajoze nga palët për të realizuar në praktikë të gjitha pikat e marrëveshjes së Ohrit. Rusia e cila mban aktualisht presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së synoi të mos i japë mundësi ministres së Jashtme kosovare Donika Gërvalla të flasë në seancë, gjë që u kundërshtua nga anëtarët e tjerë të ketij organizmi. Në fjalën e saj në anglisht Gërvalla tha se asaj nuk i ishte lejuar të flasë në gjuhen e saj amtare, atë shqipe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas kryediplomates kosovare, në Serbi po veprojnë forcat militare ruse Ëagner që synojnë jo vetëm destabilizimin e Kosovës. Kryediplomati serb Daçiç tha se qëllimi i Prishtinës është që të fshijë identitetin serb dhe të dëbojë nga shtëpite e tyre bashkëkombasit e tij.

Bashkimi i komunave serbe në veri duhet të formohet menjëherë nga Kosova tha ministri i Jashtëm serb, për të cilin tha nuk ka vijim të dialogut.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share