“Kosova dhe Metohija” e Stoilkoviqit, analistët: Deklaratë e pritshme nga një ministër me prirje pro serbe dhe pro ruse!

Në emisionin Klan Debat në televizioni Klan Macedonia, analistët e ftuar në studio thanë se deklarata e Ministrit Ivan Stoilkoviq për “Kosovën dhe Metohinë” ka qenë e pritshme, sepse i njejti ka prirje pro serbe dhe pro ruse.

Analisti Murat Aliu tha se kjo deklaratë sfidon raportet ndërshtëtërore.

“Maqedonia e Veriut e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe kjo deklaratë e Stoilkoviqit është një sfidë për raportet ndërshtetërore. VLEN duhet të kërkojnë edhe shkarkimin e këtij funksionari për këtë deklaratë”, tha Aliu.

Për analistin Faton Mehmeti deklarata e Stoilkoviqit është shqetësuese për shtetin dhe qytetarët.

“Deklaratë e pritshme nga Stoilkoviqi, pasi është idhtarë i botës ruse dhe serbe. Kjo deklaratë paraqet rrezik për shtetësinë e Maqedonisë, pasi Serbia ka pasur pretendime për Maqedoninë si Serbi e jugut dhe sipas tyre kjo duhet të kthehet siç prentendojnë se ka qenë”, tha Mehmeti.

Politikani Remzi Mehmeti tha se për këtë deklatatë duhet të reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpo i njejti është vonuar që nuk është distancuar nga politika anti-shqiptare e qeverisë.

“Prishtina është dashur të reagojë, edhe pse Kurti është në proces zgjedhor, mirëpo është dashur të distancohet nga veprimet e kësaj qeveria që degradoi shqiptarët nga dita e parë”, tha Mehmeti. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share