KOSOVA DHE KOMUNITETI LGBTI
Me slloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi” në sheshin e Prishtinës, mbrëmë, është përmbyllur Java e Krenarisë për këtë vit.
Në paradë morën pjesë edhe figura politike, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu; Shefja e Grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Kryeministri Kurti tha se kjo paradë e afirmon diversitetin edhe e kundërshton stigmatizimin.
Parada e Krenarisë shënoi aktivitetin e fundit në kuadër të Javës së Krenarisë, e cila ka nisur prej 3 qershorit.
Në një raport të publikuar në mars të këtij viti, Kosova renditet si vendi më pak mikpritës për personat e komunitetit LGBTI+ në mesin e vendeve të Ballkanit dhe më keq se vendet e Bashkimit Evropian. /tvklan.mk/