Korrik – Gusht 2022: Qafë Thanë – rreth 130.000 qytetarë kanë hyrë në Shqipëri

SHQIPËRIA VEND I PREFERUAR PËR PUSHIMET E VERËS

Gjate sezonit turistik 2022, Shqipëria duket se ka qenë destinacioni më I preferuar për pushime për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Nga të dhënat që Klan Maqedoni i siguroi nga MPB-ja, rezulton se gjatë Korrikut dhe Shkurtit, përmes vendkalimit kufitar Qafë Thanë, në Shqipëri kanë hyrë afro 130.000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kurse kanë dalë afro 87.000.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas të dhënave të MPB-së, sic njofton Klan M, gjatë Korrikut të këtij viti në Shqipëri kanë hyrë 55.047 qytetarë të RMV-së, kurse kanë dalë 39.122. Gjatë Gushtit numri I hyrjeve është rritur në 74.824 kurse I daljeve në 47.717.

Nëse bëhet krahasimi me vitin e kaluar, shifrat lartë-poshtë, janë gati identike. Në Korrik 2021, sic njofton KlanM,  në Shqipëri kishin hyrë 39.122 qytetarë të RMV-së kurse kanë dalë 55.047. Gjatë Gushtit të vitit të kaluar drejt Shqipërisë ishin nisur 76.385 kurse në vendin tonë kanë hyrë 48.837.

Duhet të përmendet edhe fakti se shumë qytetarë të Maqedonisë së Veriut shfrytëzojnë edhe autostradat e Kosovës për të shkuar në bregdetin shqiptar.

Nëse deri para pandemisë, për qytetarët e përkatësisë etnike maqedonase të RMV-së, Greqia ishte destinacioni më atraktiv për pushime, tashmë ka nisur të ndryshohet trendi. Sipas punonjësve të turizmit, Shqipëria është bërë hit për pushime të verës. Për këtë përmenden disa aryse; kushtet e hyrjes në vend, aranzhmanet dhe cmimet e lira nëpër restorane deri në natyrën e bukur në bregdetin e Jonit.

 

 

 

 

 

 

KORRIK 2022

 

-HYRJE 39.122

-DALJE 55.047

 

KORRIK 2021

 

-HYRJE 42.005

-DALJE 57.519

 

GUSHT 2022

 

-HYRJE 47.717

-DALJE 74.824

GUSHT 2021

 

-HYRJE 48.837

-DALJE 76.385

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share