Korridori humanitar midis Egjiptit e Gazës, shpërndarja e ndihmave mund të pengohet nga bombardimet

Një korridor thelbësor ndihme midis Egjiptit dhe Gazës jugore, në pikën kufitare Rafah, mund të hapet që sot për të lejuar në Gaza furnizimet shumë të nevojshme gjatë kësaj kohe të vështirë që po kalon vendi.

Por Mohsen Sarhan, shefi ekzekutiv i Bankës Egjiptiane të Ushqimit, i tha BBC-së se shpërndarja e ndihmave mund të pengohet nëse vazhdojnë bombardimet intensive në vendkalimin Rafah.

“Ajo që na pengon të hyjmë është bombardimi i të gjithë seksionit të Gazës nga ushtria izraelite. Ne jemi të vendosur në kufi tani për tetë ditë dhe bombat po bien çdo minutë,” tha ai për programin Newsday të BBC-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ata po bombardonin edhe një djerrinë ku nuk ka kafshë, as njerëz.”

Ndër të tjera ai mësohet të ketë thënë se ata janë të gatshëm të hyjnë, por autoritetet egjiptiane nuk do t’i lejnë të hyjnë, përveç nëse garantojnë se nuk do të vriten menjëherë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share