Korridori 8 dhe 10D: Vijojnë përplasjet LSDM – VMRO DPMNE

LD: TË PUBLIKOHET MARRËVESHJA ME “BEHTEL&ENKA” QË TË PARANDALOHET GRABITJA E SHEKULLIT

Investimet për autostradat në Korridorin 8 dhe 10D janë investime historike në infrastrukturë, me cka do të rrumbullaksohet projekti strategjik me dekada në interes të vendit dhe qytetarëve – thonë socialdemokratët duke adresuar kritika në drejtim të opozitës për akuzat ndaj kompanisë “Behtel dhe Enka”, njofton KlanM.

“VMRO-DPMNE që udhëhiqet nga Hristijan Mickoski është kundër realizimit të projekteve strategjike për vendin, por tani shkojnë një hapa para dhe akuzojnë një kompani me renome amerikane sikurse “Behtel” se po vjedh para dhe bën kriminalitet. VMRO-DPMNE me qëllim përhap gënjeshtra për Korridorin 8 dhe 10D” – thonë nga LSDM.

Nuk e sulmojmë kompaninë “Behtel”. E vërteta është se krimi është tek qeveria – kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE-ja, sic njofton KlanM, duke drejtuar akuzua për Kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe Zv/Kryeministrin e Parë, Artan Grubi.

“Krimi është se tandemi Kovaçevski-Grubi kanë pranuar t`i rrisin orët e punës, kurse në të kundërtën nga buxheti shtetëror do të paguajnë miliona euro kompanisë private. Në procesin e eksproprijimit barazohen ndërtimet e jashtëligjshme dhe objektet legale që do të dëmshpërblehen me çmim të njëjtë” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Ndërkohë Lidhja Demokratike insiston që të publikohet Marrëveshja për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D me “Behtel dhe Enka” dhe të jetë temë e analizës së ekspertëve në debat publik, njofton KlanM.

Fshehja e marrëveshjes nga opinioni, ekspertët dhe deputetët, sipas Lidhjes Demokratike, vetëm se përforcon dyshimet se kjo marrëveshje mundëson aktivitete korruptive dhe sipas LD-së, paraqet “grabitje të shekullit”. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share