Korridori 8 dhe 10D: Nis harxhimi i 1.3 miliardë eurove për projektin

KOVAÇEVSKI: GJITHÇKA KONFORM MARRËVESHJES, S`KA PENALITETE”

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut para dy ditëve, kompanisë që realizon Korridorin 8 dhe 10D tashmë I ka paguar shumën prej 120 milion euro, njofton KlanM.

“Kam informacione të sigurta se para dy ditëve nga arka në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërote janë transferuar para përmes Ministrisë për Transport, rreth 7 miliardë e 250 milion denarë – rreth 120 milion euro. Këto mjete supozoj se tashmë ka hyrë në llogarinë e kompanisë që ndërton pjesë të Korridorit 8 dhe 10D” – tha Hristijan Mickoski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se konform marrëveshjes dhe në bazë të obligimeve ligjore Ministria për Transport dhe Lidhje ka nisur aktivitetet, ku përfshihen edhe transaksionet. Sipas tij gjithçka është konform marrëveshjes dhe nuk bëhet fjalë për penalitete, njofton KlanM.

Kryeministri së bashku me ministrin për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, sot kanë inspektuar aktivitetet ndërtimore të autostradës Rankovc- Kriva Pallankë. Vlera totale e realizimit është 62.5 milionë euro, mjete të siguruara nga Banka Botërore.

“Me ardhjen tonë këtu, për të inspektuar ndërtimin dhe zbatimin e drejtimit rrugor Kriva Pallankë-Dllaboçicë-Stracin si pjesë e Korridorit ndërkombëtar 8, dëshirojmë të dërgojmë mesazh se sigurimi i rrugëve bashkëkohore, të ndërtuara sipas standardeve evropiane, është e prioriteti jonë numër një në realizimin e qëllimit tonë strategjik, që është lidhja më e shpejtë rrugore e shtetit me rajonin dhe botën” – tha Dimitar Kovaçevski.

Ndërkaq, Ministrja Për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska deklaroi se me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune, që lidhen me Korridorin 8 dhe 10D dhe me orarin javor të punës prej 60 orëve, parashihet angazhimi I punëtorëve për punë jashtë orarit me pëlqim të tyre.

“Nëse duam të ndërtojmë infrastrukturë në vend dhe të mos ndërtohet për 15 apo 20 vite, por ta përfundojmë për 4 vite e 7 muaj, sic është marrëveshja me “Behtel dhe Enka”, atëherë praktika, jo vetëm tek ne, por gjithkund në botë, tregon se duhet të lejojmë punë jashtë orarit të punës” – tha Jovanka Trençevska – MPPS.

Kryeministri Kovaçevski, sic percjell KlanM, rikujtoi se Marrëveshja me “Behtel dhe Enka”, në Kuvend, do të prezantohet para deputetëve që kanë certifikata adekuate të sigurisë, atëherë kur Kryeparlamentari Talat Xhaferi ta caktojë kohën kur ekipi nga Qeveria të vijë në Kuvend.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share