VMRO-ja e Mickovskit vazhdon të jetë kundër ndërtimit të korridorit 8 dhe 10d. Mile Lefkovi nga VMRO-ja në fotografinë e Artan Grubit ka vendosur pranga pasi sot u shpalos pllaka e fillimit të korridorit 10 d nga Prilepi.
“Grubi e di shumë mirë se krimet e tij tek Hristijan Mickoski nuk kalojnë, ai e di se do të mbajë përgjegjësi dhe e di që nuk do të shpëtojë nga drejtësia, prandaj të gjitha sulmet prej tij dhe Kovaçevskit i drejtohen Mickoskit, sepse e dinë se nuk do të ketë falje për krimin” ka shkruar Lefkov pasi Grubi nga Prilepi u shpreh se as Mickoski e as “Shën Micko” nuk e ndalin dot Korridorin 8 dhe 10D.