Prjekti i Korridorit 8 dhe 10 D është më i madhi në historinë e Maqedonisë dhe prandaj po ngjallet reagim në opinon, media dhe tek partitë politike. Kështu mendon Artan Grubi, Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Maqedonisë, i cili i ftuar në Klan Debat ka folur për rëndësinë e këtij projekti.
“Mendoj se ndoshta tani është kuptuar nga opinioni që ky projekt do të realizohet dhe të gjithë skeptikët që kishin menduar se ky prpjekt nuk do të vijë në këtë ditë, tahmë janë zgjuar nga gjumi dhe e shohin se është realitet dhe që kontrata është nënshkruar dhe asgjë më nuk mund ta ndalë”, deklaroi Grubi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia