OPOZITA: KY LIGJ DO TË KETË PASOJA NË RRITJEN E PARREGULLSIVE
Kuvendi ka vazhduar sot me debatin për ligjet për Korridoret 8 dhe 10d. Në seancë plenare, sot u diskutua mbi ligjin për planifikim urbanistik. Opozita ka akuzuar për keqpërdorim të flamurit evropian.
Deputeti i VMRO – DPMNE -së, Antonio Milloshoski, sic njofton KlanM, tha se, miratimi i këtyre ligjeve me procedurë të shkurtuar, me flamur evropian, përpos që cenon sistemi juridiko dhe komplikohet në mënyrë shtesë sundimi i së drejtës, cenon edhe obligimin e ndërmarrë nga ana e Maqedonisë përmes marrëveshjes për stabilizim asocim.
“Me këto ndryshime ligjore, pezullohet shteti i së drejtës. Me ndryshimet e këtilla të urbanizmit, ku të gjitha ato procedurat e deritanishme pezullohen dhe shkohet me ndërtim me muskuj, do të ketë pasoja edhe për komunat edhe për shtetin edhe për rritjen e parregullësisë në këtë fushë” – tha Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.
Ndërkaq, sic percjell KlanM, deputeti i BDI-së, Bajram Kadrija duke iu kundërpërgjigjur Milloshoskit tha se, shumica vendosi që t’i ridërgoj këto ligje me procedurë të shkurtuar, pasi opozita bllokonte ato nëpër komisionet.
“Ju mbi një muaj, nëpër nëpërmjet anëtarëve tuaj që i udhëheqin komisionet nuk i thirrët komisionet dhe nuk i vutë në debat këto pika dhe u kalua në formën tjetër të cilën e lejon rregullorja e Kuvendit që të kërkohet procedurë tjetër”– tha Bjaram Kadrija, BDI.
Nga ana tjetër, sic njofton KlanM, në Komisionin për Çështje Evropiane ka vazhduar debati për propozim ligjin për ndërtim me procedurë të shkurtuar. Përpos këtë, në këtë komision ditëve në vijim do të debatohet edhe për ligjin për shpronësim dhe ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe nominimit të partnerit strategjik të projektit për ndërtim të korridorit 8 dhe 10d. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Teuta Buçi