Koreja e Veriut reagon për ushtarin e zhdukur amerikan

Autoritetet koreane pretendojnë se Travis King është keqtrajtuar nga ushtria amerikane

Autoritet në Korenë e Veriut kanë dalë me një qëndrim lidhur me ushtarin anerikan Travis King i cili kaloi kufirin dhe hyri në terriorin e këtij shteti.

Pheniani pretendon se ushtari amerikan kaloi në territorin e tyre muajin e kaluar për shkak të “keqtrajtimit çnjerëzor dhe diskriminimit racor” në ushtrinë amerikane.

Media shtetërore në Korenë e Veriut thotë se King ka shprehur gatishmërinë e tij për të kërkuar strehim kudo në një vend të tretë, pasi ishte i zhgënjyer nga shoqëria e pabarabartë amerikane.

Këto janë komentet publike të Phenianit për rastin. Sipas mediave amerikane nëna e ushtarit amerikan është e shqetësuar për sigurinë e tij.

Zyrtarët amerikanë besojnë se King e ka kaluar kufirin qëllimisht dhe deri më tani kanë refuzuar ta klasifikojnë atë si rob lufte.

Ekspertë të ndryshëm vlerësojnë se Koreja e Veriut nuk do ta kthejë lehtë King në shtëpi, ndonëse shumë civilë amerikanë në të kaluarën janë liruar pasi SHBA-të dërguan delegacione me zyrtarë të lartë në Phenian për ta siguruar lirimin e tyre.

Rasti i ushtarit King vjen në një kohë kur Koreja e Veriut ka shtuar kritikat ndaj SHBA-ve rreth veprimeve amerikane për ta forcuar përkushtimin e saj lidhur me aspektin e sigurisë ndaj Koresë së Jugut.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share