Integrimi, presidentja e KE mbështet Kievin

Zelensky: Vijojmë reformat edhe pse jemi në mes të një lufte ekzistenciale

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen viziton Kievin dhe vlerësoi progresin e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE. Në konferencë me presidentin Zelensky kryediplomatja e BE-se tregoi mbështetjen e saj përpara raportit mbi anëtarësimin e BE, që pritet të publikohet të mërkurën.

“Dua t’ju them se sa të impresionuar jemi nga reformat që keni bërë në mes të një lufte. Nuk duhet të harrojmë kurrë se po bëni një luftë ekzistenciale. E di që jeni në proces të përfundimit të reformave të pazgjidhura. Nëse kjo ndodh dhe, jam i bindur, Ukraina mund të arrijë qëllimin e saj ambicioz për të kaluar në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit.”

Ukraina, e cila aplikoi për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian disa ditë pas pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022, e sheh anëtarësimin si një përparësi kryesore të politikes së saj.

“Nuk do të ndalemi në transformimin e institucioneve tona, reformat do të vazhdojnë. Ne kemi përgatitur legjislacion të ri i cili do t’i japë sistemit anti-korrupsion aftësi për të punuar në mënyrë efektive.”

Zelenskiy mohoi se lufta me Rusinë kishte arritur në një “ngërç”. Zelenskiy pranoi se kishte pasur vështirësi, tani në muajin e saj të 21-të, dhe se Kievi nuk kishte arritur ende ndonjë sukses të madh në kundërsulmimin e tij.

“Ne duhet të shpëtojmë njerëzit tanë. Ky është një fakt. Përndryshe ne duhet të japim një të tretën e vendit tonë. Ky do të ishte vetëm fillimi. Putini nuk do të përfundojë me të”.

Zelensky kërkoi sërish më shumë mbështetje nga aleatët perëndimorë, veçanërisht në mbrojtjen ajrore kundër sulmeve ruse.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share