Koreja e Veriut do të kryeje testin e parë bërthamor

Media shtetërore në Seul bëri të ditur se hedhja e raketave balistike ishin pjesë e një stërvitje taktike bërthamore

Korea e Veriut ka bërë të ditur se hedhja e raketave balistike ishin stërvitje “taktike bërthamore” të mbikëqyrura personalisht nga lideri Kim Jong Un dhe një përgjigje ndaj stërvitjeve të përbashkëta detare të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

Kjo vjen pasi inteligjenca ka bërë të ditur se Korea e Veriut po përgatitet të kryejë testin e parë të armës bërthamore në pesë vjet. Javët e fundit, Pheniani ka lëshuar shtatë grupe raketash. Media shtetërore e Koresë së Veriut publikoi raporte që pretendonin se raketat ishin projektuar për të mbajtur armë bërthamore.

Testet e ndryshme kishin si qëllim goditjen e objekteve komanduese ushtarake, goditjen e porteve kryesore dhe aeroporteve në jug. Në raportin e publikuar nga Korea e Veriut thuhet se SHBA dhe Koreja e Jugut kërkojnë dialog por kjo gjë nuk do të ndodhë .

Ata thanë se ushtria ka praktikuar përdorimin e raketave me koka bërthamore taktike, të cilat janë armë të vogla me rreze të shkurtër veprimi që synohen të përdoren në fushën e betejës. Media shtetërore publikoi gjithashtu disa fotografi të Kim Jong-un duke kryesuar lëshimet e raketave Muajin e kaluar Korea e Veriut rishikoi ligjet e saj bërthamore, duke zgjeruar gamën e skenarëve në të cilët mund të përdorte armë bërthamore. Kim gjithashtu e shpalli Korenë e Veriut një fuqi bërthamore “të pakthyeshme”.

Ajo gjithashtu ka rritur dukshëm lëshimet e raketave këtë vit, duke kryer mbi 40 lëshime deri më tani, numri më i madh ndonjëherë. Shumica e lëshimeve në dy javët e fundit kanë qenë raketa me rreze të shkurtër veprimi, të cilat ranë në detin midis Koresë së Veriut dhe Japonisë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share