Kopshti Zoologjik – Shkup: Politikë sektare e Mickoskit, pa dëshmi masakruan shpendët!

Kanë reaguar nga Kopshti Zoologjik – Shkup.

Sipas tyre, pa asnjë dëshmi, në mëngjes inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari me urdhër të Drejtorit Oliver Milanov, me armë kanë vrarë shpendët. Në një komunikatë drejtuar mediave bashkë me video-materiale nga asgjësimi I shpendëve, thuhet se aksioni në fjalë është problem I sajuar nga Mickoski, për ta mbyllur Kopshtin Zoologjik.

Paralajmërojnë kallëzime penale kundër Drejtorit Milanov, inspektorëve dhe personave me armë që u futën në Kopshtin Zoologjik në Shkup.

KOPSHTI ZOOLOGJIK – SHKUP

“Sërish konfirmohet politika sektare e Qeverisë së Mickoskit. Në mëngjes, pa leje, vendim apo dëshmi tjetër, inspektorë të AUV, të shoqëruar nga njerëz të armatosur u futën në ZOO dhe kryen masakra ndaj shpendëve. Bëhet fjalë për shpendë dekorativ që jetojnë në Parkun e Qytetit, kurse kanë qasje natyrore në Kopshtin Zoologjik. Qëllimi i kësaj politike sektare është të sigurohet alibija për mbylljen e ZOO Shkup, me qëllim të dëmtimit të imazhit”

Lexo gjithashtu
Total
0
Share