Konvertimi i targave: Kurti këmbëngulës, nuk do ta shtyejë afatin

“NUK ËSHTË HAKMARRJE NDAJ SERBËVE”

 Pavarësisht thirrjes së SHBA-së për shtyrje të afatit kryeministri Albin Kurti vazhdon të jetë këmbëngulës se nuk do të shtyjë afartin për konvertimin e targave serbe në RKS.

Nuk do të ketë afat shtesë për qytetarët serb për t’i konvertuar targat serbe në  RKS.

Këtë qëndrim kryeministri Albin Kurti vazhdon të mos e ndryshoj duke është se  tashmë një shtyerje është bërë, kur është zgjatur vendimi.

Thotë se kjo nuk është hakmarrje ndaj serbëve.

“Nuk është as hakmarrje, as inat, e as urrejtje. Por, zbatim i ligjit”…..shprehet Albin Kurti Kryeministër i Kosovës

Kurti mes tjerash thotë se janë në konsulta të vazhdueshme me faktorët ndërkombëtar.

 “Kur aleatët e partnerët tanë na japin sugjerime ne i marrim ato shumë seriozisht dhe i analizojmë me kujdes”…shprehet Albin Kurti Kryeministër i Kosovës.

Për interesim të ulët të qytetarëve për të konvertuar targat pengesë e sheh fushatën negative dhe aktet kriminale të dhunës që e kanë origjinën në Beograd .

Deklaratat e Kurtit erdhën pak orë pasi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të shtetit shfaqi shpresën për arritjen e një marrëveshjeje për targat.  Ai ka thënë se sikurse  emisari për Ballkanin Gabriel Escobar ashtu edhe sekretari amerikan Antony Blinken janë që Kosova dhe Serbia të zgjidhin mosmarrëveshjet.

Gazetare: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share