Kontrollorët e komunikacionit ajror të cilët do të hyjnë në grevë nesër do të bëjnë përjashtim për aeroplanin me futbollistët e ekipit kombëtarë

Ndeshja Maqedoni-Ukrainë është vënë në pikëpyetje për shkak të paralajmërimit të grevës së kontrollorëve të komunikacionit ajror që menaxhojnë aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit.

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në futboll nesër në ora 16 do të udhëtojë drejt Pragës me fluturim çarter ku do të përballet me kombëtaren e Ukrainës.

Sipas burimeve të 4NEWS.mk, aeroplani me futbollistët maqedonas, gazetarë dhe ekip ekspertësh do të bëjë përjashtim nga kontrollorët e komunikacionit ajror, sepse bëhet fjalë për interes shtetëror. Këtë e ka konfirmuar për redaksinë tone edhe kryetari i sindikatës.

Kombëtarja e Maqedonisë në futboll është në pritje të ndeshjes me Ukrainën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Atmosfera në ekip është në nivel të lakmueshëm pas rezultateve të shtatorit, veçanërisht pas barazimit ndaj Italisë.

Dueli me Ukrainën në “Epet Arena” do të jetë shumë i rëndësishëm dhe  do të luhet të shtunën nga ora 15:00.

Ndryshe, nesër nga ora 11:00 deri në orën 17:00 nuk do të ketë ngritje dhe ulje nga aeroporti i Shkupit.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share