Rafael Leao ka firmosur një kontratë afatgjatë me klubin e Milanit deri në vitin 2028. Palët kanë hedhur firmën në kontratë, raporton gazeari i specializuar në merkato Fabrizio Romano. Portugezi do të përfitojë 5 milionë euro neto në vit, plus bonuset.
Ndërkohë që në kontratë ka një klauzolë shitjeje me vlerë 175 milionë euro. Drejtuesit kuqezinj kanë arritur të blindojnë një prej sulmuesve më të mirë, që kishte ngjallur interesimin e shumë klubeve europiane.
Për të shmangur një largim të mundshëm të 23 vjeçarit, te Milani nisën nga puna për gjejten e akordit. Edhe vetë Leao kishte dëshirë që të qëndronte te “Djalli”, ku ai është kthyer në një lojtar të pazëvendësueshëm, ndërsa ka fituar zemrat e tifozëve.
Ai u bë pjesë e Milanit që nga viti 2019, ndërsa ka luajtur në total 127 sfida me kuqezinjtë, ku ka shënuar edhe 35 gola.
Klan News