Kontrabandë me vetura luksoze, të implikuar pesë zyrtarë të MPB-së

Saramandova: 18 persona të privuar nga liria, 2 persona në arrati

Prokuroria Themelore Publike ka inicuar procedurë kundër 20 personave për kontrabandë me vetura luksoze, njofton KlanM.

Pesë nga personat për të cilët ka nisur procedura hetimore janë punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Natasha Saramandova prokurore e lëndës, sic njofton KlanM, deklaroi se personat kanë kryer kontrabandë me automjete luksoze.

“Për momentin 18 persona janë privuar nga liria, dy persona janë arratisur. Për 8 persona do të kërkohet arrestim. Ky kallëzim penal është për 15 automjete, gjegjësisht 14 vetura dhe një motoçikletë. Bëhet fjalë për 20 persona të involvuar, për dy persona veçmë ka pasur kallëzime, pesë përsona janë zyrtarë të punësuar në MPB, të tjerët janë persona fizik të cilët kanë gjetur mënyra për të kryer këtë vepër penale. Një përson është juridik”, tha prokurorja Natasha Saramandova.

Policia sot në mëngjes në Shkup, Manastir dhe Resnjë kishte kryer bastisje në disa lokacione.

Të gjithë automjetet nga nga Evropa Perëndimore dhe shumica janë vjedhur ose janë marrë përmes shërbimit rent-a-car, thanë nga prokuroria.

Për këto automjete, sic percjell KlanM, janë hapur procedura hetimi edhe në vende tjera europiane, të cilat janë importuar në mënyrë të paligjshme edhe atë me dokumente të falsifikuara dhe patent shofera të rrejshme. E për ta fshehur krimin janë shitur tek disa persona të tjerë me çmim shumë më të ulët vetëm të fshehen gjurmët e më pastaj t’i kthehet personit me çmimin e vërtetë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share