Kontestimi i gjuhës shqipe! BDI i shkruan SHBA-së, BE-së, NATO-s – të parandalohet vendimi që do të minonte paqën!

BDI u ka dërguar letër SHBA-së, BE-së dhe NATO-s, ku bën thirrje për veprim ugjent për të parandaluar destabilizimin potencial të Maqedonisë së Veriut. Letra vjen në vigjilje të seancës së Gjykatës Kushtetuese, ku do të shqyrtohet kushtetutshmëria e pjesëve të Ligjit për Gjuhët – një nga elementet kyç të Marrëveshjes së Ohrit.

Ekzistojnë shqetësime të besueshme se Gjykata mund të shfuqizojë deri në tetë dispozita, duke rrezikuar integritetin e ligjit dhe duke minuar vetë themelet e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit – thuhet në letrën që BDI-ja ia ka dërguar faktorit ndërkombëtar. Sipas integristëve, një vendim i tillë do të prishte vitet e zhvillimit, duke vënë në rrezik harmoninë ndëretnike dhe duke destabilizuar ekuilibrin e brishtë që ka mbajtur vendin të bashkuar.

BDI thotë se ky është momenti i sër vërtetës dhe se kjo nuk është thjesht një çështje e brendshme. Stabiliteti i Maqedonisë së Veriut është një shtyllë e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe fragjiliteti i saj mund të ketë pasoja të gjera për të gjithë rajonin.

BDI

Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe të gjithë garantuesve të Marrëveshjes së Ohrit që të veprojnë me vendosmëri. Një riafirmim i fortë dhe i qartë i rëndësisë së Marrëveshjes dhe Ligjit për Gjuhët është i nevojshëm tani më shumë se kurrë. Angazhimi diplomatik me të gjitha palët është thelbësor për të parandaluar një vendim që do të minonte paqen, do të destabilizonte vendin dhe do të rrezikonte regresin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Zhvillimet në prag të seancës së Gjykatës Kushtetuese kanë alarmuar BDI-në. Mbrëmë është mbledhur Kryesia e ngushtë, sic thuhet në komunikatë, për të vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar nga seanca e planifikuar e Gjykatës Kushtetuese në 11 Dhjetor. Vendimet mbi hapat e mëtejshëm do të merren, të hënën, për kur është thirrur organi më I lartë partiak.

BDI

Kryesia e Ngushtë vlerëson se këto veprime janë pjesë e një fushate të orkestruar nga qeveria jolegjitime dhe përbëjnë kërcënim serioz për stabilitetin e vendit dhe harmoninë ndëretnike. Përballë kësaj situate të papranueshme, Kryesia e Ngushtë vendosi që të thërrasë organin më të lartë të partisë të hënën, për të marrë vendime mbi hapat e mëtejshëm dhe për të përcaktuar masat konkrete për të parandaluar përpjekjet e qeverisë për të destabilizuar vendin.

BDI-ja, sic thuhet në komunikatë, edhe një herë u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë, sic e quajnë integristët, në këtë plan monstruoz dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm, të ndalin këtë çmenduri, pasi pasojat do të jenë të paimagjinueshme.

Gjithashtu u bëhet thirrje qytetarëve dhe faktorëve ndërkombëtarë të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtje të paqes dhe stabilitetit. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share