Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Afati i paraqitjes është shtatë ditë, përfshi edhe ditën e shpalljes së konkursit.
“Të rinjtë të cilët janë të interesuar që të aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte: të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të jenë të moshës madhore, të kenë përfunduar arsimin e mesëm, të kenë aftësi të veçanta shëndetësore dhe fizike dhe të mos jenë më të vjetër se 25 vjeç në ditën e përfundimi të shpalljes për pranimin e ushtarëve profesionistë. Paga e ushtarëve profesionistë do të jetë mbi 31.000,00 denarë, me mbi 10.000,00 denarë shtesë për sigurim të ndërtesave”, theksohet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.