“SERBËT DUHET TË KTHEHEN NË INSTITUCIONE, E MË PAS ASOCIACIONI”
Një ditë pasi senatorët amerikan kërkuan sërish themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se për këtë cështje nuk duhet të ketë e as nuk ka kushtëzime.
Madje ai e ka cituar në deklaratë të shteteve të QUINT-it, që sipas tij, kanë deklaruar se pa u kthyer serbët në institucione nuk ka Asociacion.
”Unë mendoj që marrëveshja nuk ka kushtëzime, është gabim që të ketë kushtëzime. Vendet e QUINT-it kanë thënë se nuk ka Asociacion pa u kthyer serbët në vendet në institucione. Të na tregojnë a e kanë ndërruar këtë qëndrim a jo, pyesin edhe ato” – tha Glauk Konjufca.
Ai ka shtuar se marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohen në tërsi, duke filluar nga pika dy që të dy shtet i cilëson si të pavarura e sovrane.
Për betimin e kryetarëve në veri ai tha se ata i kanë të drejtat e përgjegjësit ë përcaktuar me Kushtetutë dhe nuk mund të tjetërsohen.
Vetëm një nga katër kryetarët e rinjë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore është betuar, për të tjerët ende nuk është caktuar data.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha