Konjufca: Nuk pres marrëveshje Kosovë – Serbi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, tha se nuk beson që do të arrihet një marrëveshje për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Konjufca gjatë një adresimi të tij, tha se qasja e shtetit serb është në ruajtjen e marrëdhënieve me Rusinë, transmeton klankosova.tv.

Ai shtoi se personalisht s’është optimist.

“Nuk jam optimist në arritje të një marrëveshje të shpejtë me Serbinë. Nëse diçka e tillë të ndodhte, pra sikur Serbia ta njihte Kosovën, do t’i shërbente jo vetëm rajonit, por gjithë Evropës. Sepse besoj që një njohje e Kosovës nga Serbia është e mirë për gjithë Evropën, pasi do të mbyllte disa çështje shumë të rëndësishme” – tha Konjufca.

I pari i Kuvendit të Kosovës tha se Serbia e ka dhënë mesazhin e qartë se cili është drejtimi i tyre.

“Serbia tashmë e ka dhënë mesazhin e qartë se cili është drejtimi i tyre. E gjithë struktura e rëndësishme e Serbisë, inteligjenca, ushtria, policia, dhe politika e brendshme është e udhëhequr nga personalitete që hapur thonë se Serbia duhet të bashkëpunojë me Rusinë. Vulin për shembull që tani udhëheqë me inteligjencën, pastaj Ivica Daçiq që është rikthyer si udhëheqës i politikës së jashtme dhe vetë Vuçiç tashmë”. Ata, shtoi Konjufca, tashmë ‘kanë treguar se çfarë rruge duan të ndjekin’ – u shpreh i pari i Kuvendit të Kosovës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share