LSDM-ja e nisi dhe anuloi Kongresin llogaridhënës ku duhej të analizoheshin arsyet e debaklit zgjedhor në zgjedhjet e dyfishta të vitit 2024.
Zyrtarisht, Organizatat Komunale të LSDM-së kanë kërkuar më shumë kohë për ta shqyrtuar raportin voluminoz për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.
LSDM-ja njoftoi se Kongresi do të vazhdojë pasi organizatat komunale të prononcohen për Raportin për zgjedhjet e dyfishta kurse termini do të caktohet më mënyrë plotësuese.
Zv/Kryetarja e LSDM-së, Sanja Lukarevska, gjatë një prononcimi për Tv 24, përgënjeshtroi pohimet për debakël të Kongresit. Sipas saj, mosparaqitja e shumë delegatëve në Kongres, nuk do të thotë bojkotim. Ajo pret që Kongresi të mbahet deri më 30 qershor.
“Disa nuk janë paraqitur për shkak arsyeve të tyre, por padyshim se ka delegatë që nuk kanë marrë pjesë për shkak të revoltës personale. Revolta e anëtarësisë u reflektua edhe në rezultatin zgjedhor. Kjo është analiza që duhet bërë nga Kryetari dhe udhëheqësia e re, por edhe nga udhëheqësia e vjetër’ – tha Sanja Lukarevska.
Ngjarjet me Kongresin ndodhën tre javë para zgjedhjes së Kryetarit dhe udhëheqësisë së re socialdemokrate, pasi të gjithë deponuan dorëheqjet pas rezultatit katastrofal në zgjedhje.
Në ueb-faqen partiake tashmë janë publikuar programet e katër kandidatëve. Sipas shortit me numër 1 do të jetë Venko Filipçe, numër 2 – Aleksandar Bajdevski, numër 3 – Jovan Despotovski dhe 4 – Slavjanka Petrovska.
Zgjedhjet e ardhshme do të jenë të treta brendapartiake ku Kryetari I LSDM-së do të zgjidhet me vota të drejtpërdrejta të anëtarësisë.
LSDM-ja, partia që ishte në qeveri në shtatë vitet e fundit, në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale pësoi disfatë historike duke fituar vetëm 18 deputetë. /tvklan.mk/