Bashkimi Evropian patjetër t`i intensifikojë përpjekjet për ta integruar Maqedoninë dhe rajonin në familjen evropiane. Ky ka qenë mesazhi I liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, gjatë fjalimit në Kongresin e Partive Popullore Evropiane. Mickoski veton bullgare për rrugëtimin evropian të vendit e ka quajtur “kufizim të padrejtë”.
“Patjetër të përmendi edhe kufizimet e padrejat me të cilët përballet vendi im në rrugën drejt BE-së. Dinamika midis Bullgarisë dhe Maqedonisë solli pengesa të paarsyeshme që ndikuan negativisht në rrugën tonë drejt aderimit në BE. Edhe pse jemi të përkushtuar në zgjidhjen e këtyre cështjeve përmes dialogut dhe respektit të ndërsjelltë, imperativi është të pranohet se ky process kërkon reciprocitetin. Si kolegë vendesh evropiane, e rëndësisë jetike është të angazhohemi njëri për tjetrin, duke pranuar se e ardhmja jonë e përbashkët në BE ka dobi të ndërsjelltë”, tha Mickoski. /tvklan.mk/